Kampione e Europës në atletikë, Luiza Gega është një nga kandidatet për çmimin e sportistes më të mirë të muajit nga Federata Europiane e Atletikës.
Pak ditë më parë atletja u shpall kampione Europe në garën e 3000 metrave me pengesa. Gega është na balotazh sëbashku me 3 atlete të tjera që u shpallën kampione në Europianin e Munihut në disiplina të ndryshme.
Votimi në faqen europiane të atletikës do të vijojë deri mesditën e së enjtes. Nëse Gega e fiton këtë çmim, do të jetë hera e dytë për të që zgjidhet si atletja më e mirë europiane e muajit, pasi këtë vlerësim e ka marrë edhe në janar të 2020.