Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Finalja e “Conference League”, UEFA vlerëson punën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit

13:30 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konferenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA organizoi pak ditë më parë Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbajt në Stamboll të Turqisë. Nga Shqipëria në këtë aktivitet morën pjesë Armando Mandro, Oficeri i Sigurisë në FSHF si dhe Agron Çeli, Shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit dhe Pika Kombëtare e Shkëmbimit të Informacionit për Ndeshjet e Futbollit, NFIP Albania.

Një vend i veçantë ju kushtua nëpërmjet shfaqjes së videove dhe diskutimeve që përfshinin një rishikim të detajuar të operacioneve të sigurisë të finales së parë historike të UEFA Conference League që u zhvillua në Tiranë në muajin maj 2022. Ekspertët vlerësuan faktin që pavarësisht se ishte eventi i parë i këtyre përmasave që zhvillohej në Tiranë dhe mungesës së përvojës, kjo finale ishte një sukses i vërtetë në aspektin e organizimit, mbrojtjes dhe sigurisë.

Një tjetër konfirmim nga ana e UEFA-s që e ka vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit si partner, jo vetëm në një event të një rëndësie kaq të lartë siç ishte finalja e Conference League, por edhe në aktivitete apo turne ndërkombëtare gjatë viteve të fundit që mirëpritur nga FSHF. Një organizim perfekt falë punës së madhe të bërë nga FSHF, që nga aplikimi e deri në përfundim të finales, që i hap rrugën në të ardhmen edhe pritjes së eventeve të mëdha ndërkombëtare në bashkëpunim me UEFA-n.

Folësit kryesorë të paneleve ishin Frank Wijnveld, Steve Furnham, Lukasz Nalewaj, Eddie Smith, oficerë të sigurisë së UEFA dhe pjesëmarrës në operacionet e sigurisë së finaleve veçanërisht në Tiranë, ku shpjeguan procesin e organizimit, koordinimit dhe bashkëveprimit me FSHF, Policinë e Shtetit dhe aktorët e tjerë të sigurisë, duke filluar nga trajnimet me punonjësit e sigurisë private stjuart, me policinë dhe trajnimet e përbashkëta, procese që ndikuan në suksesin e finales së Conference League në aspektin e sigurisë.

Conference League
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.