Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ngritja e skuadrave sportive nëpër shkolla, KOKSH-i takime në qarkun Dibër. Malaj: Mbështesim nisma të tilla pozitive

17:50 / September 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ylli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Dibër u zhvendos turi i “Ekipeve Sportive 2022”, ku drejtuesit e lartë të KOKSH-it së bashku me zyrtarët e projektit takuan kryebashkiakë, trajnerë dhe mësues të edukimit fizik të këtij qarku.
Presidenti i Komitetit Olimpik, z. Fidel Ylli shpjegoi rëndësinë e ndërtimit të skuadrave sportive nëpër shkollat e Shqipërisë.
Kreu i KOKSH-it tha se institucioni i tij e qeveria kanë investuar gjithçka për këtë projekt dhe pritet rigjallërimi i sportit, por tani është radha e trajnerëve në bazë të bëjnë më të mirën e tyre.
“Ky projekt nuk mund të bëhet i mundur pa mbështetjen bashkive të cilat kanë palestrat e shkollave, kanë pallatet e sportit të qyteteve. Ky projekt nuk ka të bëjë me kampionatet kombëtare që zhvillon federata e sportit shkollor apo universitar që e kanë me ligj. Këto kanë të bëjnë me ekipet sportive në shkollë jashtë orës së mësimit. Që do të thotë ne si Komitet Olimpik me paratë që na ka dhënë qeveria do të paguajmë trajnerët që do ketë ekipin e vajzave dhe ekipin e djemve të shkollës 9-vjeçare. Marrin përsipër të gjithë uniformën dhe setin e një sportisti olimpik por që do ta ketë çdo fëmijë në Dibër, Burrel, Klos apo Bulqizë”, deklaroi Fidel Ylli.
Të pranishëm në takim ishin kryetarët e bashkive Klos, Burrel, Bulqizë dhe Dibër të cilët premtuan se do ta mbështesin projektin, duke treguar edhe një herë interesimin e pushtetit lokal të këtij qarku për “Ekipet Sportive”.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj falenderoi Komitetin Olimpik Shqiptar për projektin e nisur në dobi të zhvillimit të sportit në të gjithë vendin. Ai shtoi se kjo bashki do të bashkëpunojë ngushtë për ngritjen e ekipeve zinxhirë në sportet e volejbollit dhe basketbollit.
“Ne në fakt e kemi marrë që para tre muajsh detyrën dhe e kemi vazhduar vijueshmërinë e këtij projekti, një projekt shumë i mirë, ku në të vërtetë largon gjithë fëmijët nga ajo rrugë që nuk duhet të jenë. Ne e kemi pasuar dhe me pjesën e ngritjes së Akademisë së Futbollit dhe në investimet në gjithë infrastrukturën sportive të Bashkisë së Matit, ku një nga punët ishte restaurimi i Pallatit të Sportit apo ndërtimi i fushave multifunksionale në dy shkolla 9-vjeçare. Bashkia Mat është dhe do të jetë në vijueshmëri dhe në vazhdimësi të këtij projekti gjatë gjithë kohës dhe ka gjithë gatishmërinë e duhur jo vetëm në pjesën e ndjekjes së aktiviteteve, por dhe në financimin me ato mundësi që ne kemi si bashki”, theksoi kryebashkiaku Malaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.