Sot Shqipëria shënon 10 vjet që nga anëtarësimi i saj në aleancën më të madhe ushtarake sikurse është NATO. Kjo e fundit, përmes një postimi në Instragram ka përkujtuar këtë datë duke publikuar edhe një foto të Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka ushtruar detyrën e Ministrit të Jashtëm.
“Gëzuar përvjetorin” Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si anëtarë. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësinë e sigurisë kolektive.
Nga e majta në të djathtë: Lulzim Basha (MFA), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, Gordan Jandrokoviç (MFA)”, shkruhet në postimin e Natos. / tirananews.al

