Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse Irani e sulmon Shqipërinë?

08:05 / September 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama. Ministria e Jashtme e Iranit i konsideroi “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në deklaratën e ministrisë së Jashtme iraniane pretendohet se “vende të treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë”, ndërsa shtohet me tej se sipas saj, deklaratat e shpejta të SHBA-ve dhe Izraelit në mbështetje të vendimit të Shqipërisë deklaratat “tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit”.

Por se po e sulmon Irani Shqipërinë?

Vendimin e Shqipërisë për të pranuar edhe rreth 3 mijë iranianë të cilët ndodhen në mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rebeluar Teheranin zyrtar. Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë janë strehuar në të ashtëquajturin qyteti Ashraf 3, në Manëz të Durrësit. Ky kamp shërben si çati për rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit. Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinët e parë, ndërsa kryeministri Edi Rama ra dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ishin në “Kampin liria”, në Irak. Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit është themeluar në vitin 1965, duke iu kundërvënë regjimit në vendin e tyre. Ky grupim dikur ishte listuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmet e parandaluar nga Irani

Nuk është hera e parë që në Shqipëri ka një sulm të organizuar nga Irani. Në mars të vitit 2018 u parandalua një sulm nga kryegjyshates botërore në ditën e Sulltan Nevruzit. Disa persona me shtetësi iraniane të maskuar nën petkun e gazetarëve kishin organizuar një sulm terrorit por qe u parandalua. Ditën e ngjarjes antiterrori shqiptar ndaloi 2 iranianë të cilët u prezantuan si gazetarë por më pas u liruan dhe larguan nga territori shqiptar. Për këtë ngjarje në Shqipëri u dëbuan edhe 2 diplomatë iranianë.

Anulimi i “Samitit Botëror të Iranit të Lirë” në Manzë

Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, u shty deri në një njoftim të dytë. Vendimi erdhi pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe reagimit të ambasadës amerikane se nga irani ishte planifikuar një sulm terrorist. Anëtarët e MEK kanë qenë në vëmendjen e regjimit iranian liderët e të cilit, e kanë përmendur Shqipërinë si strehuese të terroristëve.

irani Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.