Akti normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike, po diskutohet në seancën e sotme në Kuvend.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në seancën e sotme plenare në Kuvend, u ndal tek akti normativ për simbolet kombëtare. Berisha s’i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë aleat të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
“Ëndërra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e vendit në NATO, dhe një seri aktesh e marrëveshje historike me BE. Sot votojmë për flamurin europian, por kjo qeveri dhe kreu i saj për flamur të vërtetë ka atë të Beogradin dhe kryeqytet të vërtetë ka Beogradin. Në 2013 Edi Rama sikur të zgjidhej nga varr Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit, por në vitin 2010-2013 pati proces intensiv midis Prishtinës dhe Beogradit. Rama u vu në shërbim të padronit të tij”.
