Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Flamuri i BE “mollë sherri”. Tabaku: S’jeni as mish as peshk. Xhaçka: Keqardhje për fjalorin tuaj

11:22 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akti normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike, po diskutohet në seancën e sotme në Kuvend. Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ftoi kolegët që ta votojnë këtë amendim, e që më pas së bashku të vazhdojnë punën për objektivin madhor të anëtarësimit në BE.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në fjalën e saj tha se Parlamenti trajtohet si noter pasi kryeministri Edi Rama e ngriti flamurin më 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij. Në fjalën e saj në Kuvend, Tabaku nënvizoi edhe se nuk dihet cilat janë institucionet që po merren me integrimin duke thënë se “nuk janë as mish as peshk”.

Jorida Tabaku: Unë ndjej keqardhje, jo se nuk do parlamenti se përpiqet të përdorë çdo instrument që ka në dorë por për të marrë masa reale. Është fatkeqësi që ne nuk kemi pasur një Ministri Integrimi. U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Vlerat e BE i respektojmë duke respektuar qytetarët që po largohen nga Shqipëria. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ se nuk ka asgjë të keqe por ndjej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij.

Olta Xhaçka: Më vjen keq për fjalorin e përdorur, për konceptet e gabuara që ka për vlerat europiane. Ky është diskutim i gjatë si i diskutojmë ne dhe si i diskutoni ju. Ne edhe pse u bëmë vend kandidat pritëm hapjen e negociatave për një akt ligjor e simbolik. Më vjen keq por juve thatë që s’qenkemi as mish, as peshk. Të gjithë e dinë nuk ka as mish as peshk më shumë se ju. Më vjen keq që s’i keni kuptuar ende strukturat që janë sot për të negociuar me BE. Do ju thoja që të përmbaheshit nga këto diskutimet kodra pas bregu në një moment kaq të rëndësishëm që ky akt normativ nuk duhet të bëhej pjesë e debatit politik”.

jorida tabaku Olta Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.