Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Viti i ri shkollor, Meta: Arsimi i braktisur totalisht nga qeveria

17:32 / September 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka uruar nisjen e vitit të ri shkollor.

Meta tha se sot arsimi është në një situatë mjaft të vështirë, për shkak të keqqeverisjes.

Ai tha se sot me qindra fëmijë dhe të rinj rrezikojnë të arsimohen për shkak të shtrenjtimit të arsimimit.

“Javën e kaluar dëgjuam një deklaratë shokuese nga Ministri i brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, i cili ka detyrën kryesore për të luftuar krimin. Nga përfaqësues i qeverisë është kthyer në promovues të krimit dhe antivlerave. Në fakt duhet thënë me forcë dhe duhet punuar akoma më me forcë, pa arsim nuk ka zhvillim, dhe sidomos zhvillim të qëndrueshëm. Zhvillimin e sjell vetëm një arsim cilësor, me mësues të motivuar. Vetëm arsimi i prioritet kombëtar sjell zhvillim. Nesër nis viti shkollor,. Përfitoj nga rasti për të uruar mësuesit dhe nxënësit për një vit të ri sa më produktiv. Brezi i ri është shpresa jonë më e madhe. Vendi ynë ka nevojë për politika kombëtare për arsim. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Buxheti për arsim në qeverisjen  aktuale është më i ulëti, ka sjellë braktisjen e shkollës, analfabetizmi funksional, braktisja e shkollave. Demotivimi i thellë i personelit arsimor edhe për shkak të politizimit ekstrem. Nëse arsimi do të ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit masiv nuk do të kishte patur vend në Shqipëri. Ne duhet të kemi një qaje mbështetëse ndaj mësuesve. Kriza e çmimeve ka bërë që mijëra fëmijë dhe familje të rrezikohen. Sipas vetë INSTAT tregohet një shtrenjtim i arsimit në çdo vend studimi. Qeveria duhet të kishte dedikuar fonde të veçanta për këto familje”, deklaroi Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Ursula von der Leyen nis turin e ballkanit nga Tirana, takim me Ramën dhe Begajn

09:34 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.