Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Kush dëmton librat, nuk do i marrë më falas”, Rama: Nuk i japim çdo vit

20:05 / September 11, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
545454 770x428 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, është ndalur tek kundërshtitë që kanë disa prindër në Shqipëri se fëmijët e tyre po marrin libra të përdorur.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë.

Më tej Rama theksoi se do të ketë sanksione për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës nuk do i marrin më falas.

“Ne kemi shumë gjëra për të unifikuar me Kosovën, për shumë kode të qarkullimit të doganës, punës, procedurave administrative dhe në themel të tyre ky proces ka gjuhën. Dhe në themel të këtij procesi qëndron domosdoshmëria për të forcuar gjithë atë materie bazë e cila na jep ne, atë që është arsyeja pse ne jemi të njëjtë, arsyeja pse jemi e njëjta gjë, gjuhën. Dua vetëm të them se është me shumë rëndësi që ne të bëjmë ende më shumë për mbrojtjen e gjuhës, të bëjmë ende më shumë për promovimin dhe nxitjen e të shkruarit dhe të folurit të gjuhës në mënyrë të lartë,. Ta bëjmë shumë më shumë për të përballuar vurnerabilitetin dhe llumin që sjell e përditshmja, për shkak të abuzimit dhe alterimit të rrezikshëm të gjuhës. Në këtë pikë na duhet përveç vullnetit dhe punës, edhe idetë e duhura. Do bëjmë çmos me qeverinë e Kosovës por edhe me aktorët e tjerë që t’i rrokim si duhet këto ide duke u përpjekur që të krijojmë një hapësirë në të cilën ato mund të lindin. Duke u nisur edhe nga një debat që më shumë e stimulojnë disa kanale komunikimi, por që ka një të dhënë nga realiteti. Kam ndjekur disa kronika dhe disa komente për librat që kalojnë dorë pas dore sipas një rregulli të përcaktuar, që librat të cilët jepen falas, kanë një cikël 3-vjeçar. Pretendimet janë që janë përdorur, nuk janë të rinj, nëse na japin falat të na i japin të rinj. Kjo nuk është çështje parash, kjo nuk është çështje se ne nuk i përmbahemi angazhimit për t’i dhënë librat falas, kjo është politikë, që nuk e kemi shpikur ne, e bëjnë vende që janë shumë më të pasura se sa ne, sepse është një politikë që synon njëkohësisht edhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me idenë që libri është pasur e cila ndahet me të tjerët. Libri është një vlerë e cila nuk të përket vetëm ty, libri është një send që i kalon të tjerëve dhe në këtë mënyrë kjo edukatë lidhet me atë që në të nesërmen duhet të jetë edhe kujdesi për librin, por edhe kur nuk e merr falas, kur prindërit e tu ta dhurojnë një libër të ri, ti duhet të kujdesesh për të dhe ta trajtosh atë me idenë që ai nuk e ka jetën të përcaktuar thjeshtë nga koha që ti do ta lexosh, libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar apo mësuar me të, libri duhet kaluar tek të tjerët. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë edhe mësuesit për fëmijët dhe prindërit. Është e rëndësishme të përcaktohet edhe një rregull që ata që i dorëzojnë librat në një gjendje të keqe, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Natyrisht nuk bëhet fjalë për shumicën, pasi shumica i kalon librat tek klasat pasardhëse në gjendje të mirë. E mbylla me një sanksion këtë fjalë, prandaj për të mos ngelur sanksioni në fund falënderoj Arbërien, jetonin për praninë e tyre”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.