Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kongresi i Arsimit, Rama: Gjuha shqipe duhet të futet në çdo nivel arsimor. Kemi kaos gjuhësor

10:03 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 61
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I pranishëm në Kongresin e Arsimit, kryeministri Edi Rama me fjalimin e Dervish Himës ndërsa theksoi se arsimi është arma më e fortë e rezistencës dhe përparimit të kombit, por sot gjuha është më e rrezikuara. Po ashtu kreu i qeverisë, theksoi se gjuha shqipë duhet të futet në çdo nivel arsimor.

“Të gjithë shqiptarë jemi, të gjithë një qëllim kemi, përparimi i kombit shqiptar. Me këtë fjali e nisi fjalimin e tij Dervish Hima në hapjen e punimeve të Kongresit të Dytë të Manastirit dhe kur ka kaluar një shekull, një gur themeli që u fokusua tek gjuha, më pas tek arsimi si arma më e fortë e rezistencës dhe përparimit të kombit, ne mblidhemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha por në thelbin e vet ka të njëjtin shqetësim, përparimin e kombit shqiptar.

Mësimi i shqipes dhe përparimi ishte për delegatët e kongresit të Manastirit, mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë, ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e prosperitetit. Shumë kush mund të pyesi, po nga se do të mbrojmë ne gjuhën shqipe, ndërkohë që përgjigja është e thjeshtë. Mjafton të harxhojë secili një orë për të lundruar në kanalet e informacionit që të shohë çfarë ndodh me gjuhën shqipe, me shenjat e pikësimit, me pikat mbi ë, me formulimin e strukturës së fjalive dhe me ortografinë në tërësi.

Gjuha është më e rrezikuara dhe kjo nuk i ndodh vetëm gjuhës sonë por të gjitha gjuhëve që sot janë në këtë presion të madh të konsumit të fjalëve për të komunikuar në një moment kur distanca është zëruar dhe shpejtësia e komunikimit bëhet gjithmonë e më marramendëse. Besoj që na takon të gjejmë mënyra dhe të kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh rrugë për ta forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ ku është përfshirë gjithë bota dhe ne jemi thellësisht të përfshirë”, tha Rama.

Edi Rama gjuha shqipe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.