Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Mban familjen me të ardhura përmes punës online”/ Rama tregon historinë e 11-vjeçares nga Durrësi

18:24 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 631f27c850373
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa fliste për rëndësinë e futjes së kurrikulave mbi teknologjinë që në klasë të parë, kryeministri Edi Rama tregoi rastin e një vajze 11 vjeçe që banon në Shën Vlash, për të cilën tha se ka arritur të punësohet online dhe me të ardhurat që fiton ndihmon gjithë familjen.

Gjatë Kongresit të Arsimit, kreu i qeverisë u shpreh se kjo histori është dëshmi që fëmijët mund të punojnë online pasi mësojnë të aftësohen në fushën e kodimit. 

“Për ne digjitalizimi i vendit, digjitalizimi i ndërveprimeve dhe në nivelin e sipërmarrjes, jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve të qeverisë me qytetarët, si proces themelor i procesit të edukimit për të krijuar kushte për një punësim cilësor e me të ardhura shumë të larta është prioritet themelor në arsim. Sot kemi nisur me 100 laboratorët smart e duam që brenda mandatit këta laboratorë t’i shtrijmë gjerësisht në Shqipëri, që t’u japim mundësi fëmijëve që nga klasa e parë të hyjnë në botën e teknologjisë, e sipas llogarive të bëra e sipas praktikave të studiuara, futja e fëmijëve që në klasë të parë dhe në mësimet e teknologjisë e marrja e këtij mësimi me kurrikulat përkatëse të standardeve më të mira ndërkombëtare si ato që janë futur sot në 100 shkollat e para bën që në fund të klasës së 9 sado e pabesueshme të duket, bën që fëmija të ketë aftësitë e nëj koduesi të mirëfilltë e pasja e aftësive të një koduesi të mirëfilltë do të thotë aftësi për t’u punësuar paralelisht me vazhdimin e mësimit. Kam takuar nxënës shkollash të mesme që aktualisht punojnë në shtete të ndryshme duke vijuar të studiojnë në shkollat e mesme në Shqipëri. Në Shenavlash banonte një nga vajzat që kam takuar e që prej moshës 11 vjeç ajo mbante tërë shtëpinë. Si? Duke zotëruar njohuritë e kodimit e duke hyrë në tregun e madh online që ka të ardhura shumë më të larta se të ardhurat e zakonshme”, tha Rama.

11 vjece Edi Rama online Punesim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.