Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Bimët dhe erëzat që vrasin natyrshëm parazitët e trupit

18:48 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b 5 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hudhër e freskët

Hudhra mund të konsiderohet si një produkt i zakonshëm në kuzhinë, por ka aftësi të pagabueshme për të luftuar parazitët që rriten brenda trupit tuaj. Kjo bimë na shpëton nga më shumë se 60 tipe bakteresh dhe kërpudhash në trup, ndërkohë që detoksifikon trupin nga toksinat e padëshiruara. Hudhrën mund ta integroni me lehtësi në vaktet ditore duke e konsumuar të gjallë, në sallata, supra, gatime me mish, etj.

Karafil

Kjo bimë përmban eugenol, tanina dhe kariofilene të cilat konsiderohen si antimikrobiale dhe janë në gjendje të vrasin çdo mikrob që jeton në rrugët e gjakut. Komponentët e karafilit janë në gjendje të luftojnë çdo parazit dhe protozoar së bashku me vezët e tyre nga trupi. Karafili është përdorur për të luftuar tuberkulozin, malarien, zgjeben, kolerën si dhe infeksione të tjera parazitare apo viruse.

Farat e kastravecit

Krimbat e zorrëve mund të eliminohen nga trupi juaj me ndihmën e farave të kastravecit. Ju do të duhet t’i ktheni ato në pluhur para se t’i përdorni për një trajtim për krimbat e bezdisshëm që jetojnë në aparatin tuaj tretës. Përdorni një luga çaji farash kastraveci të bëra pudër çdo ditë. Mund t’i hani siç janë apo t’i shtoni në smoothie.

Farat e gjalla të kungullit

Një tjetër bimë që mund të vrasë parazitët në trup, janë farat e kungullit. Ato ju shpëtojnë nga vezët e parazitëve për shkak se përmbajnë yndyra natyrale që janë toksike për vezët. Kurkubitina e pranishme në to, përmban veti antiparazitare të cilat paralizojnë krimbat që jetojnë në muret e zorrëve. Grini disa fara kungulli dhe shtojini në sallatë ose smoothie. Do t’ju duhen të paktën gjysmë kupe për një efekt të plotë.

Xhinxheri

Kjo bimë e veçantë mund të përmirësojë tretjen, qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu mund ta përdorni për të trajtuar të vjellat dhe gazrat e shkaktuara nga parazitët. Ngrënia e xhinxherit mund ta bëjë sistemin tuaj tretës të funksionojë më mirë duke vrarë parazitet dhe bakteret që jetojnë brenda jush.

bime ereza parazitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.