Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqipëri- BE/ Zbulohet data, ja kur do të mbahet takimi i parë, kapitujt dhe çështjet që do të diskutohen

21:04 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria do të nisë praktikën konkrete të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Televizioni Publik Shqiptar ka mësuar nga burime të sigurta diplomatike se do të jetë 15 shtatori që do të shënojë takimin e parë Shqipëri-BE për këtë fazë.

Kjo është periudha kohore në të cilën përcaktohet për çdo vend kandidat, në sa kohë dhe me çfarë kuadri ligjor do të miratojë korpusin legjislativ të BE-së, përfshirë dhe hyrjen në fuqi e zbatimin.

Përgjatë dy muajve do të mbahen ato që quhen shqyrtime shpjeguese të këtij kuadri, që do të paraprihen nga një përditësim nga Komisioni Evropian, i shqyrtimit paraprak të kuadrit ligjor, të ashtuquajtur screening.

Shqyrtimi dypalësh do të nisë më pas në nëntor përmes takimeve dypalëshe për çdo grupkapitujsh dhe secilin kapitull më vete. Po ashtu, me metodologjinë e re, takimet duhet të shqyrtojnë edhe çdo zonë të Kapitullit dhe grup-kapitullit.

Fushat e përfshira në grukapitullin e parë janë të parat që shqyrtohen dhe pas vlerësimeve të Komisionit Evropian kalojnë për procedurë miratimi në strukturat e Bashkimit Evropian.

Standardet e hapjes së grupkapitujve përmes kapitujve përkatës janë ato që vendosin kushtet të konkrete në vazhdim për procedurën. Komision Evropian dhe Shqipëria do të përgatisin dhe vendosin të paraqesin për vendet anëtare këto standardet çelës të kapitujve.

Grupkapitulli i parë që do të hapet lidhet me procesin e administratës publike dhe reformën në të, sipas së cilës, lejohet hapja e grupkapitujve të tjerë. Shqipërisë do t’i kërkohet të përgatisë udhërrëfyes të detajuar për Kapitullin 23 dhe Kapitullin 24 (pjesë e grupit 1), kapitujt e sundimit të ligjit dhe të vlerësuar dhe monitoruar nga Komisioni Evropian.

BE TAKIMI zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.