Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Miqësore me Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, Alban Bushi publikon listën

11:52 / September 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperia u21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20. Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida me pjesën më të madhe të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar.

Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në Kombëtaren U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj.

Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Ky ndryshim programi erdhi pas ftesës së Federatës Kroate të Futbollit për të organizuar këto miqësore dhe pasi u ra dakord mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30.

Dy ditë më pas, më datë 25 shtator në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20.  Më poshtë, edhe lista me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy miqësore:

shqiperia u20

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.