Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkodër/ Mashtronin përmes bursave, në pranga administratori dhe menaxherja e “Call centerit”

14:26 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Administratori dhe menaxherja e një subjekti Call Center në Shodër janë arrestuar me akuzën e mashtrimit kompjuterik.

Në kërkim janë shpallur 3 bashkëpunëtorët e tyre.

Në kudër të operacionit policor të koduar  “North Forex 4”, u arrestuan në flagrancë shtetasit J. P., 28 vjeç, banues në Vau i Dejës, administrator i subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” kryer në bashkëpunimin dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe  F. P., 36 vjeçe, shtetase rumune, banuese në Shkodër, menaxhere e subjektit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, D. Sh., shtetas izraelit, banues në Tiranë dhe L. Gj., 25 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist teknologjie pranë subjektit call center.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, për shtetasit: E. Sh., 25 vjeçe, K. G., 31 vjeç, O. J., 24 vjeç, E. Rr., 46 vjeç, M. Ç., 36 vjeçe, E. M., 31 vjeçe dhe A. K., 33 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në subjektin call center, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë subjekt janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 25 vjeç dhe S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Ndihmë e re për fëmijët me aftësi ndryshe, kryeministri Rama ndan lajmin: Bonus mbi pagën për mësuesit ndihmës

21:24 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, katër ish-drejtuesit e UÇK-së “Qytetarë Nderi” të Tiranës

20:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.