Një sherr me pasoja është regjistruar këtë të premte në Kavajë. Dy persona janë plagosur me thikë dhe me sende të forta nga një 17-vjeçar. Mësohet se F.S, 17-vjeç pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 16-vjeçarin M.SH, dhe ka goditur me mjet prerës shtetasin T.V, 25-vjeç. Dy të lënduarit ndodhen tashmë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin F.S, dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
