Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ben Blushi: Helidon Haliti, piktori pa thonj

11:24 / October 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
310551719 637012191331359 1042945200564904235 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Ben Blushi

Shkova te Helidon Haliti. Në studio
Do më fotografosh,tha
Do të fotografoj,i thashë
Ku të rri, më pyeti
Rri mes dy portreteve të tua,i thashë
Jam mirë kështu?
Je mirë por nuk ka dritë sa duhet, thashë unë
Dritë ka po se ke gjë aparatin,tha Helidoni
Aparati është i mirë po këtu ska dritë, thashë unë
Merr aparatin tim është Nikon, tha Helidoni
Edhe unë Nikon kam,thashë unë
Po si tja bëjmë,tha Helidoni
Dalim jashtë në diell,thashë unë
Si të duash ,tha Helidoni
Unë do marr karrigen ti merr dy portrete dhe katër goxhda,
Po goxhdat pse,me pyeti
Ti varim portretet aty te muri i autostradës, thashë unë
I varim,tha Helidoni
Gjithmone kaq i urtë ke qenë, e pyeta
Kam qenë shumë i prapë, tha Helidoni
Ça bëje i vogël, e pyeta
Një herë u vara pas një karrocë me kuaj për të kaluar shokët që kishin ikur para meje në plazh
Edhe ç’të ndodhi?
Kur doja të frenoja ula këmbët dhe më ranë të dhjetë thonjtë e gishtave u bëra gjak
Po tani ke më thonj ?
Kam nëntë,njëri nuk më ka dalë, jam pa thua
Piktorëve sju duhen thonjtë vetëm gishtat, thashë unë
Politikanëve ju duhen thonjtë, tha Helidoni
Sa portrete i ke bërë vetes?
Shumë, tha Helidoni
Pse e vizaton veten me helmeta, e pyeta
Më shkojnë, kam lloj lloj helmetash,tha Helidoni
Ke turq, e pyeta
Jo tha nuk kam fqinjë as turq, as grekë, as italianë as serbë
Po ca helmetash ke?
Kinezë,rusë,amerikanë shumë gjermanë, nazistë
Paske vetëm pushtuesit,thashë unë
Më mirë pushtues se i pushtuar,tha Helidoni
Sa herë e ke shitur veten?
Nuk e shes veten,nuk i shes këto portrete
Sa punë ke bërë gjithsej?
Më shumë se 1200
Ku shet tani?
Tani po shes në Dubai
Cfarë shet në Dubai?
Shes NFT
Çfarë është NFT
Non Refundable Token, një vepër digjitale unike dhe e patransferueshme
Pra ti do shesësh art virtual?
Po, tha Helidoni
Ndoshta pas 30 vitesh nuk do ketë më kanavaca, thashë unë
Nuk ndodh kjo, kompanitë që shesin bojëra nuk do e lejojnë kurrë
Kështu mendonin dhe shtypshkronjat dikur,por tani gazetat i kemi në celular, thashë unë
Nuk ndodh kjo,tha Helidoni
është njëlloj si muzika,tani kompozohet në kompjuter ska më nevojë për partiture dhe piano
Kjo do të thotë të mbytet arti, tha Helidoni
Nuk besoj se mbytet por do ndryshojë stilin e notit,thashë unë
A e di që njëherë desh jam mbytur për shkak të babait tënd,tha Helidoni
Kur kështu,e pyeta
Babai im Faslliu shkoi në Divjakë me babain tënd
E di që ishin shumë miq,thashë unë
Faslliu filloi ti recitonte Kicos poezitë e veta ndrësa unë u futa në det
Edhe u mbyte?
Isha tre vjec,tha Helidoni
Kush të shpëtoi Kico apo Faslliu?
Faslliu,tha Helidoni
Epo me siguri Kico i ka thënë, thashë unë
Ore ju tha kamarieri se ata të dy as e kishin mendjen te unë,tha Helidoni
Sma ka thënë Kico këtë ngjarje e sajon ti, thashë unë
Po si e sajoj, ti ke qenë vetë aty, tha Helidoni
Nuk kam qenë,thashë unë
Ore ke qenë,
Ore nuk kam qenë
E mbaj mend që ke qenë,
Nuk kam qenë,thashë unë
Ore nuk gënjëj,tha Helidoni
Po ku mban mend gjë ti u mbyte, thashë unë
E shef që ke qenë, tha Helidoni

Ben Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026

Kur karma është vërtetë bitch

21:45 / July 20, 2026

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.