Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Irani kërcënon: Kemi drone që shmangin radarët, mund të godasin bazën e MEK në Shqipëri

22:01 / October 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irani media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”.  Ky është titulli i artikullit të datës 1 tetor i publikuar në median ”Iran Front Page”, e cila citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.

Në shkrimin e gazetës thuhet se “Irani posedon mjete ajrore pa pilot (UAV) që shmangin radarët, të cilat mund t’i përdorë për të goditur bazën e opozitës iraniane në Shqipëri”.

“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, shtoi e përditshmja iraniane.

Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.

“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”, thuhet ndër të tjera në shkrimin, i cili përmban një retorikë kërcënuese ndaj vendit tonë.

Sjellim në vëmendje se që pas sulmeve kibernetike, marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë janë prishur. Madje qeveria shqiptare mori një vendim për të dëbuar të gjithë trupën diplomatike të Iranit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama akuzon qeverinë e Iranit se qëndron pas sulmeve kibernetike të sistemit online të vendit tonë.

irani Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.