Nuk kanë të ndaluar publikimet me të dhënat e shqiptarëve. Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë ndërhynë në sistemin TIMS, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera. Fjala është për dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. “Shqiptarët e dyshuar”, por se për çfarë bëhet fjalë nuk specifikohet. Kjo listë disponohet nga Policia e Shtetit dhe bëhet fjalë për persona që janë ndaluar në vendin tonë, ose jashtë shtetit për vepra të caktuara në shkelje të ligjit.

