Policia e Shtetit ka reaguar dhe deklaron se sistemi MEMEX nuk është prekur apo dëmtuar. Duke iu referuar disa të dhënave që janë të publikuara në media, policia thotë se nuk kanë të bëjnë me databazën e sistemit policor MEMEX.
Reagimi i Pilicise se Shtetit:
Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.
Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore.
