Ndeshja mes Malmo dhe Union Berlin në Europa League është ndërprerë në pjesën e dytë. Tifozët vendas kanë protestuar kundër klubit për rritjen e çmimit të biletave, duke hedhur në fushë flakadanë dhe sende të forta.
Arbitri Meler nga Turqia ka paralajmëruar disa herë fansat, me këta të fundit që e kanë tepruar. Kaq është dashur që pjesa e dytë mos niste pas minutës së 60.
Edhe pse stadiumi nuk ka qenë në kapacitet maksimal, ultrasit e Malmo kanë ndalur ndeshjen në shenjë proteste, duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve në fushë. Lojtarët u dërguan në dhomat e zhveshjes.