Në prangat e Policisë së Sarandës ka rënë një 37-vjeçar, pasi u cilësua si autor i tre vjedhjeve në Sarandë. Personi me iniciale, A.G., banues në Prishtinë, dyshohet si autor i disa vjedhjeve në lagjen nr 1 të Sarandës. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Postime te ngjashme
Add A Comment