Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-agjenti i FBI: Shqipëria i jep Rusisë dalje në Adriatik

21:21 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lajm2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Top Story udhëtoi për në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, i cili vizitohet nga miliona turistë nga mbarë bota. Historia flet se ky qytet është ndërtuar vetëm për kënaqësinë e Mbretit Filipi i Dytë.

Ekipi i Top Story nuk ka mbërritur këtu për godinat madhështore, parqet e mrekullueshme si dhe zhvillimin e këtij qyteti. Por, ndodhemi në Madrid për të takuar një personazh jo rastësisht. Rreth 7 kilometra larg kryeqendres së Spanjës jeton Mark Rossini, një ish-agjent i CIA-s, fama e të cilit është e përhapur kudo.

“Nga ana ekonomike, Rusia ka dashur të ketë gjithnjë dalje në Adriatik. Shqipëria, strategjikisht, dhe analitikisht, shihej si, po të shtypte Serbia kosovarët e të futej brenda Shqipërisë duke kontrolluar politikën e tyre, do të kishte dalje në Adriatik. Për politikën e jashtme amerikane, kjo duhej kufizuar. Rusia ka vetëm veriun, portet e ngrira. Tani duhet të kalojë nga Deti i Zi dhe Bosfori për të dalë. Po të kishin pasur Shqipërinë,se Slloveninë nuk e merrnin dot. Nuk merrnin dot as Malin e Zi, as Kroacinë, as Greqinë. Vendi tjetër i logjikshëm ku mund të kapeshin Shqipëria”, shprehet Mark Rosini

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mark Rosini njihet si ish-agjenti i FBI-së që luajti një rol të rëndësishëm në gjurmimin e Al Kaedës përpara sulmeve të 11 shtatorit. Por ai e njeh shumë mirë politikën shqiptare, dhe interesin e Rusisë në Ballkan.

“Interesi që ka Rusia në Ballkan, e sidomos në Shqipëri është që mbetet një vend me shumë mundësi. Por i jep dalje edhe te porti i vetëm në Adriatik. Nuk e kam thënë unë atë. E ka thënë Departamenti im i Shtetit që në vitin 1998. Ishte pjesë e strategjisë sonë të kufizimit të ndikimit rus. Pra interesi i atyre në Ballkan është se s’kanë ndikim aty, përveçse me Serbinë, që s’ka dalje në det. Nuk ka ndikim në Greqi. Nuk ka në Slloveni. Po përpiqet në Mal të Zi, por nuk ka. Çfarë ka mbetur? S’ka as në Kroaci. Çfarë ka mbetur? Ku mund të mbillet kaos? Cila është gati për ta marrë? Shqipëria”, tha Rossini.

Në Shqipëri, Rossini bëri bujë vetëm në shkurt të këtij viti kur në një postim në rrjetin social Twitter akuzoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha si nxitës të këtyre protestave i shtyrë nga Rusia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot gjyqi në themel për ish-çiftin, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO me bluzën me mbishkrimin: Një ditë e mrekullueshme

10:38 / July 9, 2026

“Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA”/ Protestat në Tiranë, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turma

10:12 / July 9, 2026

Ilir Meta sot para GJKKO-së, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

09:47 / July 9, 2026

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran:BBC: Lufta nxehet, por nafta e ruan qetësinë për momentin

09:19 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.