Dy muaj larg fushës së blertë, do të qëndrojë Amir Rrahmani. Sipas klubit të Napolit, mbrojtësi ka dëmtuar tendinën e kofshës së majtë dhe do të mungojë për një kohë të gjatë duke humbur shumë ndeshje decisive. Ai u dëmtua në duelin ndaj Cremoneses këtë javë teksa kërkoi menjëherë zëvendësimin. Që pas largimit të Koulibali nga Napoli, Amir Rrahmani është kthyer në një titullar fiks për skuadrën duke marrë dhe rolin e liderit në mbrojtjen napolitane.
Postime te ngjashme
Add A Comment