Liangbin Chen u arrestua në Shqipëri më 21 korrik, dhe do të ekstradohet në Kinë, sipas vendimit të Gjykatës. Me argumentin se i rrezikohej jeta në qeli, Gjykata i lehtësoi masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Kreu i grupit kriminal kinez, sipas raportit nuk mund të kurohet në qeli nga mjekësia ligjore.
Autoritetet kineze i përcollën dosjen Interpol Tirana, duke kërkuar ekstradimin e tij. Prokuroria e Tiranës ka qenë kundër lehtësimit të masës për shtetasin kinez, me argumentin se gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar, Gjykata vendosi lehtësimin e masës.
Ndaj masa “arrest shtëpie”, do të mbetet në fuqi derisa shtetasi kinez të ekstradohet.
