Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“2.5 mln lekë për të marrë Tinën për nuse”/ Babai i Martin Çeços akuzon 18-vjeçaren: I çonte foto varresh me lule

15:48 / October 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Martin Ceco i pagoi 25 milione leke shkesit babai tregon detajet e telenoveles tragjike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Babai i Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i mbytur më 18 qershor në rezervuarin e Maliqit, ka dhënë dëshminë e tij sot, një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit si e përfshirë në vrasjen e të riut.

I moshuari ka nxjerrë dhe një emër tjetër, si të përfshirë në vrasjen e djalit të tij. Bëhet fjalë për ish-burrin e motrës së Tinës, Xhoni Potka, me të cilin janë takuar në byrektore bashkë me Martinin. Ai i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse, mblesë kjo që i kishte kushtuar 250.000 lekë të rinj, tregon Nevzat Çeço për “News24”.

Sipas tij, kjo mund jetë pikënisja e gjithçkaje kur një tentativë për fejesë nëpërmjet mblesëtarëve të lartpërmendur, lidhi dhe komunikimin ndërmjet të rinjve në telefon, veprim që bëri xheloz Valter Mollajn, autorin e vrasjes së 26-vjeçarit.

Me lot në sy, Nevzati thotë se Martinit i erdhi një telefonatë nga dikush i panjohur, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze. E vetmja gjë që dinte ishte se telefonata kishte zë gruaje.

Ai pohoi më tej se Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule, por ai nuk e kuptoi mesazhin e fotografive që ajo i dërgonte të birit.

“Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por nuk e kuptova mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina. Natën kur ndodhi ngjarja, Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre. Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person që s’e njihnim. Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini iku e më tha, jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia me shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë. E kërkova gjitha natën sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas kërkova edhe tek rezervuari i fshatit, por nuk ka parë asgjë të dyshimtë,”- thotë ai. 

Babai martin ceco tina pajollari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.