Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Broja: Tifozët shqiptarë kanë vend të madh në zemrën time

12:47 / October 19, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armando Broja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Broja ka dhënë një intervistë ekskluzive për ”SuperSportin” ku ka rrëfyer emocionet e golit të parë me Chelsea-n në Premier League. Sulmuesi kuqezi ka rezervuar fjalët më të mira për trajnerin Potter dhe dyshen e sulmit ‘Aubameyang-Sterling. Në fund të intervistës ka edhe një mesazh për tifozët shqiptarë.

Si u ndiet pasi shënuat golin e parë me fanellën e Chelsea-t?

Ishte një ndjesi e mrekullueshme kur shënova golin tim të parë me Chelsea-n në Premier League, me ekipin tim të fëmijërisë. Ishte si një ëndërr e bërë realitet. E kam të vështirë ta përshkruaj, por ishte një moment fantastik për mua dhe për familjen time dhe ndihem i lumtur që pata mundësinë ta arrij këtë. Shpresoj se do të realizoj gola të tjerë në të ardhmen.

Tani keni një trajner të ri tek Chelsea. Çfarë ka ndryshuar që pas ardhjes së Graham Potter?

Që kur Potter u afrua, ai ka komunikuar shumë mirë me të gjithë lojtarët. Ka arritur t’i njohë të njohë të gjithë dhe ka adresuar problemet e ekipit. Ai ka qenë i mahnitshëm që në momentin e parë këtu, në ekip. Ai i ka ndihmuar të gjithë lojtarët dhe me të mund të flasim lirshëm kur gjërat nuk ecin siç duhet. Ai është me të vërtetë bashkëpunues dhe jemi me fat që kemi mundësinë të mësojmë nga ai dhe stafi i tij.

A mendoni se trajneri i ri ka më shumë besim tek ju dhe do t’ju japë më shumë minuta në krahasim me Thomas Tuchelin?

Nuk jam shumë i sigurt, por që kur ka ardhur ai më ka folur shumë, jo vetëm mua, por edhe me lojtarët e tjerë. Ai është munduar t’i njohë të gjithë me hollësi, prejardhjet dhe formimin që kanë. Për më tepër, unë kam marrë më shumë minuta. Formacioni është zgjedhje e tij, ai zgjedh skuadrën dhe ai e bën këtë gjë në bazë të asaj që është më e duhura sipas tij. Sipas këndvështrimit tim, unë duhet vetëm të punoj fort dhe të stërvitem, në mënyrë që kur të jem në fushë të provoj të gjej rrugën e rrjetës, të asistoj për shokët e skuadrës dhe të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur, diçka që është shumë e rëndësishme.

Sezonin e fundit shënuat 6 gola me Southamptonin, me Vitessen shënuat rreth 11. Cili është objektivi për këtë sezon? Sa gola mendon se mund të shënosh?

Nuk mund të përcaktoj një numër të saktë, zakonisht objektivat i mbaj për vete. Personalisht, do të mundohem t’i arrij objektivat gjatë sezonit. Nuk më pëlqen të vendos një numër. Thjesht dua që të luaj, ta shijoj, të luaj për shokët, skuadrën dhe tifozët. Nuk vendos numra për arritjet e mia, mundohem t’i mbaj për vete.

Si mendon se është të luash rreth “super yjeve” të Chelsea-t si Aubameyang dhe Sterling, që, së fundmi, kanë formuar edhe një partneritet në repartin e sulmit?

Është e mrekullueshme. Ata të dy kanë bërë gjëra të shkëlqyera në karrierat e tyre. Kështu që të mësoj nga ata në stërvitje dhe jashtë fushës është shumë e rëndësishme për mua si lojtar i ri. Kam mundësinë të shoh si stërviten dhe çdo gjë që bëjnë. Mundohem të marr mësime nga ata, të marrë ndonjë ide dhe ta implementoj tek vetja. Pa dyshim që përpiqem të mësoj nga dy lojtarë të mëdhenj si Aubameyang dhe Sterling.

Pyetja e fundit. A keni ndonjë mesazh për tifozët shqiptarë, pasi ata të ndjekin çdo javë duke luajtur me Chelsea-n?

Natyrisht, tifozët shqiptarë kanë një vend të madh në zemrën time. Ata më kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugëtimit tim, kështu që i falënderoj shumë për mbështetjen e vazhdueshme, e vlerësoj shumë, faleminderit djema!

Armando Broja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.