Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Maratona e Tiranës, Policia Bashkiake apel qytetarëve: Mos parkoni në perimetrin e garës

11:36 / October 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
312463541 448012404144534 2973818174011442429 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër kryeqyteti do të mikpresë garën e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme , ndërsa të dielën do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”. Me qëllim mbarëvajtjen e këtyre dy aktiviteteve, “Fun Run” dhe “Maratona e Tiranës 2022”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar dhe planin e masave për menaxhimin e trafikut në gjithë qytetin e Tiranës.

Policia Bashkiake bën me dije se në të gjithë perimetrin e garës, në funksion të sigurisë, ka vendosur sinjalistikë të përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet. Me qëllim sigurinë e garuesve dhe mbarëvajtjen e Maratonës si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarëve që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet privatenë datën 22-23 Tetor për të shmangur trafikun në qytet.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar, si dhe do të duhet t’u binden menjëherë shërbimeve policore në devijimet eventuale të trafikut. Gjatë këtyre dy ditëve, Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të mos parkojnë mjetet e tyre private brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur. Ato mjete që do të gjenden të parkuara në rrugët ku do të zhvillohet gara, do të spostohen me mjet ngritës nga shërbimet policore.

Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtyre dy eventeve të rëndësishme sportive, Policia Bashkiake u kërkon qytetarëve që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve dhe brenda perimetrit të garës, që t’i nxjerrin ato jashtë perimetrit, përpara orës 08:00 të datës 23 Tetor, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 16:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin, nga zona e perimetrit te garës me automjet.Një apel i Policisë Bashkiake shkon dhe për përdoruesit e biçikletave, monopatinave, apo motorëve elektrikë, të cilëve u kërkohet që të mos lëvizin në rrugët ku do te jenë vrapuesit gjatë zhvillimit të garës.

Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, vullnetarët e Bashkisë së Tiranës dhe shërbimet policore do të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit. Më datë 22 Tetor, nga ora 09:00-11:00, në blv. Dëshmorët e Kombit do të zhvillohet gara e vrapimit “Fun Run Tirana”, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme , si dhe më datë 23 Tetor nga ora 08:00-16:00, do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”.

312463541 448012404144534 2973818174011442429 n

Maratona e Tiranës policia bashkiake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.