Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga fshati Kafaraj i Fierit.
Teksa ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, Rama tregon sesi fermerët kanë ngritur serat nga ku kultivohet sasia më e madhe e luleshtrydheve për eksport.
”MIRËMËNGJES dhe me këto pamje mbresëlënëse të krijuara nga duart e arta të fermerëve në Kafaraj të Fierit, ku kultivohet sasia më e madhe e luleshtrydheve për eksport, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
