Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Burrë e grua votojnë në qendra të ndryshme, KQZ i kërkon Ministrisë të rishikojë listat e votuesve

16:29 / October 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kqz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar këtë të enjte një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme ku i kërkon që të rishikohen listat e votimit për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Sipas KQZ-së persona që banojnë në të njëjtën shtëpi, si për shembull burrë e grua, votojnë në qendra të ndryshme votimi.

“Numri i zgjedhësve që duhet të lëvizin nga njëra QV në një tjetër QV, për shkak të këtij ndryshimi, në rang vendi është rreth 15% e të gjithë zgjedhësve. Në qytete të mëdha përqindja është më e lartë, p.sh në 11 njësitë bashkiake/administrative të Tiranës, kjo shifër shkon në 30.86% të zgjedhësve. Ajo çfarë vlen të theksohet është fakti që zgjedhësit që duhet t’u ndryshohet QV në këtë rast, praktikisht nuk iu ndryshon zona e qendrës së votimit. Nuk ndryshon adresa e QV. Në këtë rast zgjedhësi praktikisht do të votojë përsëri në të njëjtën godinë por t’i ndryshojë kati apo dhoma ku është vendosur QV e re”, thuhet në shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndaj, kërkohet që gjatë hartimit të listës së zgjedhësve, të shtohet dhe kriteri që qytetarët që kanë të njëjtin kod vendbanimi, të mos ndahen në qendra të ndryshme.

“Për të zgjidhur këtë anomali, pra që zgjedhës që banojnë në të njëjtën banesë nuk votojnë në të njëjtën QV, rekomandojmë që ministri i brendshëm në Udhëzimin përkatës për procedurat e hartimit të listës së zgjedhësve, në pjesën ku flitet për ndarjen e listës së zgjedhësve kur ka mbi 1000 zgjedhës në zonën e qendrës së votimit, të shtojë dhe kriterin që zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme”, vijon shkresa.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.