Deputeti Belind Këlliçi ka konfirmuar se do të hyjë në garën e Primareve për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt.
Gjatë një interviste në “Radarin Informativ”, Këlliçi tha se do të garojë me dinjitet për Tiranën dhe siguron se nuk ka asnjë shans që dikush t’i vjedhë votën.
Gjithashtu shton se ka garuar në zonat më të egra të Tiranës dhe ka marrë rezultatin më të mirë në atë zonë.
Ndër të tjera, Këlliçi theksoi se ka qenë një vendim i tij për tu bërë pjesë e garës së primareve.
“Jam propozim i Belind Këlliçit. Për të mbërritur në parlament më është dashur të luftoj 12 vite. Vendimmarrja ka qenë e imja personale”, u shpreh ai.
