Gjatë një takimi me qytetarët e qarkut Dibër, kryeministri Edi Rama ndër të tjera preku dhe çështjen e parave që jepen për koncesionet.
“Sa i përket PPP-ve të famshme. Në paguajmë rreth 60 mln euro në vit. Për çfarë i paguajmë ne? Për sterilizimin! Po të shikosh infeksionet kanë rënë fare sepse nuk ka më gërshërë nga ato që kishim. Janë para për dializa, janë për analiza falas.
Të gjitha këto janë në funksion të njerëzve. Këta thonë 450 mln. Ku janë 450 milionë? Është rrenë e madhe. Është tjetër gjë që prokuroria ka pasur arsye për të dyshuar për korrupsion. Kush ka dashur që bashkë me punën të bëjë edhe korrupsion le të përgjigjet vetë”, tha Rama.
