Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

KED vlerëson 3 kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, si renditen nga Gent Ibrahimi tek Arta Marku

19:19 / October 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 gent 1666974285
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë vlerësimin për tre kandidaturat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese. Sipas KED-së Gent Ibrahimi është renditur i pari për anëtar të Kushtetueses me 88.37 pikë. Arta Vorpsi është përzgjedhur e dyta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 88.22 pikë, ndërsa Arta Marku përzgjidhet e treta nga KED për anëtare e Kushtetueses me 82.66 pikë

Njoftimi i plotë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në vijim të procedurave të vlerësimit të kandidatëve të lejuar për kandidim, të cilët kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, në zbatim të dispozitave ligjore, pas shqyrtimit të gjithanshëm të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga vetë Këshilli, pas komunikimit me institucionet e tjera lidhur me të dhënat e nevojshme për vlerësimin e kandidaturës, bën publike rezultatin e pikëzimit për secilin kandidat si më poshtë:

Gent Ibrahimi 88.38 Pikë

Arta Vorpsi 88.22 Pikë

Arta Marku 82.66 Pikë

Në zbatim të nenit 239 të ligjit nr. 115/2016 dhe Vendimit nr. 5 datë 02.04.2019 “ Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, tashmë KED do të miratojë listën përfundimtare dhe Raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës, do ti dërgohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve dhe raportet e arsyetuar të Këshillit, ku përmbahet analiza tërësore lidhur me plotësimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve ligjore për secilin kandidat, si edhe për procedurën e ndjekur për vlerësimin dhe renditjen e tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.