Pedagogët kanë paralajmëruar grevë urie pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Sindikata e punonjësve të universitetit ka njoftuar gjithashtu një tjetër protestë kombëtare të hënën.
Pedagogia Enkeleda Olldashi deklaroi në ABC, se nuk është dakord me një masë kaq ekstreme. Sipas saj, pedagogët nuk kanë nevojë të arrijnë deri në grevë urie, pasi kërkesat e tyre janë të drejta.
“Ajo që më shqetëson është kjo kërkesë që vjen jo nga sindikata, por nga pedagogët që është një formë reagimi shumë ekstreme. Nuk ka nevojë që vetë profesori të shkojë deri në këtë formë ekstreme që të tregojë se ka të drejtë. E vërteta nuk është çështje numrash. Ne jemi duke thënë një të vërtetë. Unë jam kundër kësaj forme që sot është hedhur”, tha Olldashi.
Pedagogia komentoi edhe deklaratën e sotme të rektorit të Tiranës Artan Hoxha. Ai kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria sa i përket punës universitare.
