Bien të gjitha akuzat për mashtrim dhe korrupsion të ngritura nga prokurorët spanjollë në adresë të Neymar Jr. i cili rrezikonte deri në 2 vite burg dhe 10 milionë euro gjobë.
Akuza u ngrit pas denoncimit të kompanisë braziliane DIS e cila zotëronte 40 % të kartonit të lojtarit kur ai luante për Santos dhe sipas pretendimeve, vlera e transferimit të sulmuesit te Barcelona është ulur fiktivisht për të mos paguar kompaninë në fjalë me shumën që i takonte.
Barcelona pagoi 40 milionë në vitin 2011 për të finalizuar marrëveshjen me Santos. Akuzat ranë menjëherë në Brazil por jo në Spanjë ku gjatë ditëve të fundit, Neymar dhe familja e tij kanë fituar pafajësinë duke u çliruar nga një çështje që i mbante peng prej shumë vitesh.
Tashmë, sulmuesi i PSG mund të hidhet në kundërsulm pasi mund të kërkojë dëmshpërblim nga prokuroria për prishje të imazhit.