Ndeshja Besëlidhja-Burreli është shoqëruar me skandale të shumta. Protagonistë të tyre ishin xhaketat e zeza të FSHF, kryesori Olti Çela dhe delegati Benik Çela.
Në fillim të lojës anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, ndërsa Çela e lë Burrelin me 10 lojtarë.
Kur ndeshja ishte në barazim 1-1, kryesori ndëshkon matjanët me penallti, duke shkaktuar indinjatë te lojtarët burrelas dhe tifozët e shumtë të Burrelit.
Vendasit gjuajnë jashtë kuadratit të portës mike.
Ishte minuta e 97’ kur vendasit godasin fizikisht lojtarin Endri Kastrati duke e lënë pa ndjenja në fushë.

Ishte goditja e radhës ndaj lojtarëve të Burrelit dhe zyrtarët e FSHF bënin “sehir”.
Kujtojmë se dje Presidenti i Besëlidhjes Gjok Noka është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me tri vite burg për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve dhe tani është në arrati.

