Pas aludimeve të fansave se midis ish-banores se “Big Brother” Rike Roçi dhe reperit Noizy kishte diçka më shumë se miqësi zërat nuk kanë pushuar.
Rike Roçi i mohoi të gjitha këto akuza duke kundërshtuar bindshëm por veprimet e saj të fundit vetëm i shtojnë benzinë zjarrit.
Ajo po shpërndan koncertin e Noziyt i cili do të zhvillohet në Milano por në ditën e sotme ka shpërndarë një video ekskluzive të tij ku lajmëron të gjithë fansat për një vend të ri ku do të zhvillohet koncerti.
Këtë video nuk e gjeni dot në “Instagram-in” e reperit por ama në Story-t e tij do shihni të njëjtën veshje dhe vend. Me këto detaje dyshimet kanë filluar sërish dhe fansat janë kuriozë të dinë se ç’po ndodh me dyshen.