Të gjithë e dimë që supa është një nga gatimet më të shëndetshme për organizimin sidomos kur ajo është me perime. Por nëse hidhni ingrdientët e duhur ajo bëhet edhe më e mirë.
Ndiqni receten që ju sugjerojmë!
Përbërësit
– 100 gr oriz
– 120 gr rrepa
– 1 patate
– 2 dege selino
– 50 gr pras
– 150 gr fasule
– 2 karota
– 200 gr kungull
– 1 qepe
– 1 dado
– 1 luge pesto
– vaj ulliri
– kripe, piper
Përgatitja
Shtoni ne një ene 1 litër ujë dhe me pas shtoni kripe me pas shtoni fasulet pasi ti keni mbajtur ne ujë një dite me pare.
Qëroni perimet dhe me pas ndajini ne kuba te vegjël ndërsa qepen dhe prasin ne rrathë dhe shtojini te gjitha perimet ne ene me pas shtoni dhe dadon vegjetale dhe vazhdoni gatimin pasi te kuptoni se perimet janë zier shtoni orizin dhe lëreni dhe për disa çaste ne mënyrë qe te zihet. Pasi te keni fikur zjarrin shtoni një luge pesto ne supe rregulloni me kripe dhe piper dhe lëreni supën ne qetësi për disa çaste. Ne momentin e shërbimit nëse preferoni mund te shtoni pak vaj ulliri.