Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk pranojmë bashkim me pazare”- Noka: Sot jemi në luftë për votën e lirë, njësoj si në ’90! Zheji: Ju mbajeni partinë, por nuk e kuptoni që…

22:51 / November 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dështimit të negociatave për bashkimin e PD, deputeti Flamur Noka tha se pala e Alibeajt kërkuan pazare dhe një gjë të tillë nuk mund ta pranojnë.

I ftuar në emisionin “Open”, Noka vuri theksin tek vota e lirë, duke theksuar se për shkak të mungesës së saj sot jemi njësoj si në vitet 90, “luftë për votën e lirë”.

Me Nokën debatoi analisti Artur Zheji, i cili i tha se duhet të kuptojnë se nuk mjafton vetëm partia, por duhet të kenë shumicën e shqiptarëve, sidomos sa i takon Tiranës.

DEBATI

Noka: Këshilla drejtues me zarfe. Unë dua të kem demokratët, me demokratët fitoj. Fiton ai që ka qytetarët me vete, pa flamurin, pa Gazin, pa Enkelejdin.

Zheji: Nuk duhet të jenë demokratët, por shumica e qytetarëve të Tiranës. Këtë nuk kuptoni ju. Ju thoni kemi shumicën e partisë, mbajeni mo partine aty e kemi. Ti duhet të marrësh votat e tyre, votat e partisë i ke ti mo. Mbaji mo. Unë them për Tiranën, ti thua kam partinë, mbaje partinë aty e ke.

Noka: Ke një gabim Zheji, unë sot dua t’u them shqiptarëve, vota është ajo që vendos jo Këshillat Drejtues, vota. Kush thotë të zhdukim votën dhe të zëvendësohet vota e demokratëve me Këshill ka problem. Ju thoni të bëjmë bashkim me pazare. Jo. Bashkim me pazare, jo.

***

Noka: Ata sollën zotin Bardhi që nuk ka lënë të zezë pa thënë, ata dërguar një njeri që nuk ka artikuluar asnjë akuzë. Vullneti ynë është tërësisht i hapur. Një ditë të bukur del një letër me kushte dhe thotë Alibeaj po nuk u pranuan këto s’ka asgjë ndryshim. Një nga kushtet është asgjësimi i votës, po ne për këtë po luftojmë Ramën. Ne sot jemi si në ’90, në “luftë për votën re lirë”.

Artur Zheji Flamur Noka PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.