Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zekthi: Berisha e ka uzurpuar PD-në në mënyrë të paligjshme, protestat nuk rrëzojnë qeveri

10:19 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zekthi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Fitim Zekthi ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se Berisha e ka uzurpuar Partinë Demokratike në mënyrë të paligjshme dhe flagrante. Zekthi tha se ish-kryeministri Sali Berisha shkarkoi Bashën në kuvendin e 11 dhjetorit, duke shtuar se ai nuk ishte kuvend i Partinë Demokratike, por një miting.

“Berisha në gjykimin tim, e ka uzurpuar Partinë Demokratike në mënyrë të paligjshme dhe flagrante. Ai mblodhi njerëz në stadium, sikur ishte miting dhe shkarkoi Bashën. Unë them pse nuk shkarkoi edhe Ramën, se nuk e merr vesh njeri ca kuvendi ishte ai, se nuk mblidhet kuvendi pa rregulla. E drejta nuk është çështje shumice. Nëse Berisha e merr Partinë Demokratike, unë besoj se këta do ta marrin partinë dhe do të vijnë vërdallë. Mendoj se do të jetë një puç i madh për opozitën. Mendoj se protestat që organizohen nga partitë janë për të rregulluar gjendjen e brendshme të partive, jo për të rrëzuar qeverinë”, tha ai.

Ndër të tjera, analisti Fitim Zekthi u shpreh se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë pushtetin. Ai tha se pavarësisht kësaj duket se nuk po krijohen lëvizje të reja dhe të marrin pushtetin ashtu sikurse ndodhi në Kosovë. Ai vijoi me tej duke thënë se sistemi politik në Shqipëri është një gangrenë e madhe, por është e vështirë që të ndryshojë.“Unë mendoj se edhe Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e kanë mbyllur kapitullin e tyre, por nuk e lëshojnë. Mendoj se jemi në pikën atë që thoshte Gramshi, e vjetra ka vdekur, por nuk po lind e reja. Kam një kritikë për partitë e reja. Lëvizje si ajo e Albin Kurtit deshi shumë kohë. Edhe Lula para se të fitonte në Brazil ka humbur 3 palë zgjedhje dhe ka qenë në burg. Sistemi politik në Shqipëri është një gangrenë e madhe, por është e vështirë që të ndryshojë”, nënvizio Zekthi.

Partinë Demokratike zekthi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.