Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ëndrra amerikane”, në juglindje të gjithë aplikojnë dhe shpresojnë në lotari

17:08 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fat 1667828815 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu si përditshmëria e çdo njeriu në jetën e tij edhe aplikimi për lotarinë amerikane në muajt tetor-nëntor, është kthyer në një rutinë vjetore edhe për pjesën dërrmuese të banorëve të juglindjes së vendit.

Në të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime në internet në bashkitë e Korçës dhe Pogradecit, tabelat e aplikimit për lotari amerikane këto ditë janë më të dukshme.Një prej administratorëve të këtyre pikave na tregon për numrin e aplikimeve, moshat dhe profesionet.

“Edhe këtë vit vijon trendi i zakonshëm, është rritur madje sepse është hequr kërkesa për pasaportë. Ka rreth 50 aplikime në ditë, kanë aplikuar të gjithë, edhe gazetarë”, thotë Artan Zhiva, administrator i një pike interneti që shërben edhe si qendër aplikimi për lotarinë.

Natyrisht që të rinjtë dhe mosha e aftë për punë, përfshi edhe ato që janë të punësuar, i kanë sytë nga Amerika dhe lotaria amerikane për ta është një mundësi që duhet shfrytëzuar vit pas viti derisa sa ta fitojnë.

“Unë jam financiare, banoj në Tiranë, por vij këtu të aplikoj prej 5 vitesh, është shndërruar në traditë”, rrëfen Haxhie Culi, një nga aplikueset.

Juglindja e vendit është konsideruar si një prej zonave me më shumë fitues të lotarisë amerikane dhe kjo është kthyer në një besëtytni për shumë qytetarë edhe nga qytete e tjera të vendit që shkojnë drejt Korçës vetëm për të aplikuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.