Qeveria ka gjetur paratë për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë. 47 mln dollarë janë dhënë nga Fondi Saudit për Zhvillim, që kantieri i hapur 11 vite më parë të mbyllet në pjesën e mbetur.
Puna për rrugën duhej të mbyllej në vitin 2019, por nevojat për financime shtesë kanë bërë që ajo të shtyhet me 5 vjet të tjerë. Dhe me paratë në dispozicion do të ndërtohen një sërë veprash inxhinerike.
Të gjitha punimet do të mbyllen në vitin 2024
Aksi është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikon të ulë me 1 orë rrugën nga kryeqyteti për në juglindje dhe me fondin shtesë të miratuar në komisionin e veprimtarive prodhuese, fatura e përgjithshme tashmë arrin në 182 milionë dollarë.
