Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nga LeBron James te Elon Musk, ja 5 miliarderët e mundshëm për të blerë Liverpulin

22:32 / November 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liverpul
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm bombastik erdhi këtë pasdite nga Anglia, me Liverpulin që u nxor në shitje nga Xhon Henri, i cili duket se ka zgjedhur të heqë dorë nga klubi i njohur anglez pas 12 vitesh. Menjëherë në ishull filluan spekulimet se kush do të jetë presidenti i ri i klubit, me 5 miliarderë të mundshëm që përfliten se kanë nisur kontaktet për të siguruar aksionet.

‘Sir’ Xhim Ratklif

‘Sir’ Xhim Ratklif është emri i parë që përflitet për të siguruar aksionet e një nga klubet më të suksesshme në Europë. Njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe shfaqi interes për të blerë Çelsin përpara disa muajve dhe gjithashtu është përpjekur për të blerë dhe Mançester Junajtidin më parë, por dështoi.

Ai është presidenti i klubit të Nisës dhe kështu pritet të bëjë dhe një ofertë tjetër, kësaj radhe për Liverpulin.

Muhsin Bajrak

Muhsin Bajrak është miliarderi turk, i cili zotëron kompaninë e tij, “AB Group Holding”. Ai gjithashtu ishte një nga personat të cilat u mundua të blinte Çelsin pas largimit të Abramoviçit, por më pas u tërhoq.

Tani ai ka sërish mundësinë për t’u bërë pjesë e futbollit, me një tjetër klub të madh si Liverpuli.

Billi Bini

Nga një lojtarë bejsbolli, në pronar të Oakland Athletics në Kampionatin Kombëtar të Bejsbollit në amerikë. Billi Bini ishte gjithashtu një nga kandidatët për të blerë Çelsin, por dhe ai u tërhoq.

Ai gjithashtu ka lidhje të mira me “RedBird Capital”, kompani që gjithashtu ka pasur aksionet të mëdha te Liverpuli dhe për këtë arsye shihet si një nga kandidatët e mundshëm.

Elon Musk

Një nga personat më të pasur në planet, i cili së fundmi ka marrë aksionet e plota të “Tëitter”, Elon Musk, shihet gjithashtu si një pretendentë për të marrë aksionet e Liverpul.

Me anë të një statusi disa kohë më parë, ai u shpreh se do të blinte Mançester Junajtid, por familja Glazers ende nuk ka ndërmend që të dëgjojë asnjë ofertë për klubin historik anglez.

Kështu ai mund të hidhet në sulm për t’u bërë presidenti i rivalëve të “Djajve të Kuq”.

LeBron Xhejms

Legjenda e NBA, LeBron Xhejms, momentalisht zotëron 2% të aksioneve të Liverpul dhe me statusin miliarderë, ylli amerikan i basketbollit mund të synojë seriozisht për të siguruar aksionet e plota të klubit anglez.

Edhe pse shihet si pretendenti me më pak shanse për t’u bërë president i Liverpul, sërish është një nga kandidatët e mundshëm, duke parë që ai është dhe një tifoz i zjarrtë i “Të Kuqve”.

blerje Elon Musk liverpulin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Anija gjigante kozmike e Elon Musk realizon testin kritik, SpaceX lëshon me sukses Starship V3

09:53 / May 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.