Shkoi për punë sezonale në Greqi, por trupi i një 31-vjeçari shqiptar është gjetur pasditen e djeshme në plazhin e Kalamatës në Greqi.
Mediat vendase raportojnë se trupi i të riut shqiptar ishte varrosur në plazh dhe pas ekzaminimeve të bëra, u vu re se kishte dëmtime kryesisht në kokë.
Pritet rezultati përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 31-vjeçarit. Mësohet se i riu kishte shkuar në Greqi për të bërë punë sezonale.
