Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DOKUMENTE/ 28 vite më parë, kur NATO nisi të interesohej për Shqipërinë

09:09 / April 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b00283
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pranimit të Shqipërisë në KSBE, qershor 1991, për vendin tonë u krijuan mundësi të reja për të rritur interesin ekonomik ndaj saj dhe për të qenë pjesë e sigurisë evropiane në një botë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja pas shkrirjes së akujve të Luftës së Ftohtë mes dy blloqeve. Në këtë kuadër të ri zhvillimesh edhe organizatat ndërkombëtare që kishin funksionuar në kuadër të bllokut perëndimor si KSBE, TPE apo NATO, rishikuan misionet e tyre dhe mbështeten përpjekjet e vendeve të Evropës Lindore e Qendrore drejt rrugës së tyre evropianizuese.

Në këto rrethana qeveria shqiptare filloi të interesohej edhe për pozicionin e NATO-s në këtë situatë të re, ndryshimet në strategjinë e saj të sigurisë dhe vendin e Shqipërisë në këtë strategji. Shqipëria si vend jashtë blloqeve dhe e pozicionuar në kufi të blloqeve, përbënte një pike shumë të rëndësishme për NATO-n në strategjinë e saj të sigurisë.

nato

Arkiva online e MEPJ-së, sjell dokumentet për përpjekjet e atyre viteve që Shqipëria të hynte në NACC, Këshilli i Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut”, organizëm që NATO e krijoi për vendet ish-komuniste të Evropës lindore.

Në gusht 1991 nga NATO mbërrin ftesa e parë për Shqipërinë, nëpërmjet ambasadës shqiptare në Romë, për të marrë pjesë në kurse të shkurtra të specializuara pranë strukturave trajnuese të NATO-s në Itali e Gjermani për të gjitha vendet anëtare të KSBE, ku bënte pjesë tashmë edhe vendi ynë. NATO e konsideroi këtë “ ..një hap të mëtejshëm pozitiv në rrugën për një hapje më të madhe, besim dhe mirëkuptim reciprok..”. Shqipëria mori pjesë me ambasadorin e saj në Romë duke e konsideruar këtë moment “..si një ndryshim të politikës së NATO-s ndaj Shqipërisë”. Në nëntor 1991, në një takim të nivelit të lartë të NATO-s të mbajtur në Romë, u vendos krijimi i “Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut” (NACC) ku do të merrnin pjesë 16 anëtare të NATO-s, 6 anëtarë të ish-Traktatit të Varshavës dhe tre shtetet balltike që sapo ishin shpallur të pavarura.

nato3

Ky ishte i pari organizëm që krijoi NATO për vendosjen e marrë-dhënieve me vendet që dolën nga regjimet komuniste në Evropën Lindore e Qendrore. Qeveritë shqiptare nisën një punë më intensive për një marrëdhënie më konkrete me Aleancën e Atlantikut të Veriut. Shqipëria kërkoi të ishte anëtare e NACC që në takimin e tij themelues në dhjetor 1991, por kjo u realizua vetëm në takimin e Oslos më 5 qershor 1992.Nga ky moment Shqipëria do të përballej me sfidat e radhës drejt anëtarësimit të saj të plotë në NATO.

nato2

Të gjitha dokumentet i gjeni këtu.

nato shqiperine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.