Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar ditën e sotme se do të zhvillojë një mbledhje më datën 10 nëntor, ku do të vendoset nëse do të miratohet apo jo fasha për mbi 800 kWh/muaj.
Njoftimi i plotë:
Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë
Elektrike”; i ndryshuar, (ii) nenit 9, të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe
Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të
ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii) nenit 8 dhe 11, të Rregullores për Organizimin,
Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë
17.06.2016, njoftojmë se ditën e Enjte, datë 10.11.2022, ora 08:30, do të zhvillohet
mbledhja nr. 51 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:
- Mbi miratimin e procesverbalit të mbledhjes së bordit të ERE-s më datë
07.11.2022
- Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi
miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për
konsumin mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31
Dhjetor 2022”
- Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i
mundësisë së fundit për muajin Tetor 2022, për klientët e lidhur në nivelin e
tensionit 35 kV
- Mbi licencimin e shoqërisë “Idro Energia Pulita” sh.p.k., në veprimtarinë e
tregtimit të energjisë elektrike
- Mbi licencimin e shoqërisë “Hydro Energy Sotira” sh.p.k., në veprimtarinë e
tregtimit të energjisë elektrike
- Mbi licencimin e shoqërisë “Construction Energy Parts (C.E.P)” sh.p.k., në
veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me
kapacitet të instaluar 2 MW, me vendndodhje në Povelçë, Njësia Administrative
Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku Fier, për një afat 25-vjeçar
- Mbi licencimin e shoqërisë “Hydropower” sh.p.k., në veprimtarinë e prodhimit të
energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, me
vendndodhje në Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, Qarku
Fier, për një afat 25-vjeçar
- Mbi licencimin e shoqërisë “Hydropower” sh.p.k. në veprimtarinë e tregtimit të
energjisë elektrike
2
Adresa: Blvd “Bajram Curri” Rr: “Viktor Eftimiu”, 1023,
Tiranë | web: www.ere.gov.al
Tel: +355 42 69 590
E-mail: [email protected]
- Mbi licencimin e shoqërisë “Dimax Albania” sh.p.k., në veprimtarinë e
prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar
2 MW, me vendndodhje në Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia
Fier, Qarku Fier, për një afat 25-vjeçar
- Mbi kërkesën për licencim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga
centrali fotovoltaik “Albsolar PV Park 1”, me kapacitet të instaluar 2 MW
