Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fjalori dhe gjuha e rëndë në Kuvend, Shehi “shënjestron” Ramën: Është i pari që po poshtëron shtetin

20:52 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe njëkohësisht deputeti Dashamir Shehi ka komentuar situatën që u krijua në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama akuzoi deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj se kishin hyrë të dehur në sallë dhe e kishin fyer publikisht.

Shehi tha se është Rama ai që e ka degrdaur situatën në përdorimin e një fjalori rruge, të cilin e dënoi ashpër duke e quajtur poshtërim për shtetin.

“Fatkeqësisht këtë punë e ka prishur zoti Rama. Ky e ka zbritur në këtë nivel të rëndom, në zhargonin e  rugës. Ky është slangu i një rrugaçi dhe e ka për mburrje. Këtë fatkeqësisht mund ta përdorin edhe deputetët, që bëjnë gabim që e përdorin. Mirëpo deputeti është deputet, por ky është kryeministri i vendit. Ky na përfaqëson, sonte është ulur në Paris, po flet me Macron. A e dinë ata çfarë ka thënë ky? Nuk mund të flasë ky ashtu, duhet ta kontrollojë veten, sepse detyra e bën të tillë. Je ti i pari që poshtëron shtetin tënd, kundërshtarin. Këtë punë ka bërë 9 vjet me radhë, mirëpo tani i doli nga fundi i shpirtit dhe kanë filluar ta kuptojnë dhe ata të vetët”, tha deputeti.

Shehi tha se ky reagim nuk është se Rama nuk mund të përmbahet, por e quajti një teatër për të trembur deputetët e vet, të cilët ngrenë dorën për të votuar çdo ligj, por nuk kundërshtojnë asnjëherë edhe pse e dinë që nuk është në të mirë të vendit.

“E ka teatër. Çdo popull atë që meriton ka në krye, duket si e rëndë dhe reaksionare, por kjo është e vërteta. Ky e bën për të trembur deputetët e vet, se opozita nuk trembet më aty. U thotë “e shikoni ç’bën shefi po ti dalësh kundër, sepse të vetët ngrenë dorën për 10 vjet. Ke parë ndonjë socialist të kundërshtojë?  Ky u turret të vetëve. Ai e di fort mirë që Paloka nuk tërhiqet se po e heq ky 10 ditë nga parlamenti. Ata që janë atje e dinë që po vidhet Shqipëria, e dinë që është sistemi më i korruptuar dhe prapë nuk reagojnë”, tha Shehi. 

Dashamir Shehi gjuha poshteron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.