Grida Duma do të kthehet nga politikane opozitare në gazetare dhe prezantuese televizive në Top Channel. Ky transformim do të ndodhë mbrëmjen e sotme.
Ajo tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb. Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë thellë gazetarisë.
Por, Top Channel e ka nisur transmetimin në vitin 2002, ndërsa Digitalb u krijua në vitin 2004, ndaj historia e ish deputetes me gjyshin në vitet 90′ është gënjeshtër.
