Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Messi shqetëson tifozët

23:40 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e Lionel Mesit në stërvitjen e Argjentinës dy ditë përpara nisjes së botërorit solli ankth të madh te tifozët, e jo vetëm te ata bardhekaltër. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale, me fansat të frikësuar se mos shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” kishte një dëmtim serioz.

Por federata argjentinase e futbollit reagoi menjëherë dhe sqaroi se sulmuesi 35-vjeçar nuk ka asnjë shqetësim serioz.

Në stërvitjen e përfaqësueses ishin të shumta mediat ndërkombëtare të pranishme në qendrën stërvitore, për të ndjekur një nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.

Mungesa e tij solli me vetë dyshime. Por lojtari kishte punuar fillimisht në palestër me Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Angel Di María dhe Nicolas Otamendi, e iu bashkua grupit të madh të lojtarëve kur mediat ishin larguar.

Gjendja e yllit të futbollit ka sjellë shqetësime tek argjentinasit, pasi ai pësoi një lëndim në miqësoren ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në fillim të javës. Në fitoren 5-0, shënoi edhe Mesi.

Sfida e parë e Argjentinës në Katar 2022 do të jetë ndaj Arabisë Saudite më 22 nëntor. Trajneri i përfaqësueses shpreson që Mesi të jetë në gjendjen e tij më të mirë fizike dhe mendore, ndërsa bardhekaltrit shikohen si një ndër ekipet pretendente për ta fituar botërorin.

ARGJENTINA Messi tifozet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh

20:42 / July 7, 2026

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë

22:27 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.