Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Top-formacioni që do të mungojë në Katar, por mund ta fitonte Kupën e Botës

14:21 / November 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1668862096xscreenshot 2022 11 19 134755 199 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja që nuk është në Katar mund ta fitonte Kupën e Botës. Donnarumma do të kujdesej për këtë, ndërsa dueti Haaland-Osimhen do të shënonin gola me shumicë. Top-formacioni i parë i lojtarëve të mbetur jashtë “Katar 2022” do të trembte Francën, Brazilin, Argjentinën e kështu me radhë, nga të cilët “Azzurri” përfaqësojnë bërthamën e fortë…

Gigio është numri një “par excellence” në mesin e “dorezave” të pakualifikuara në Kupën e Botës, por varur në gozhdën e melankolisë, me takimin e shtyrë, me shpresë, për në vitin 2026. Një pikë e largët, e paarritshme sot për kolumbianin e Juves, Cuadrado, i cili në moshën 34-vjeçare nuk mund të ketë iluzione për kompeticionin e ardhshëm, edhe nëse “kafeteros” do të ishin atje.

Asgjë për të bërë as për lojtarin e Interit, Skriniar, i cili po shkon drejt moshës 28-vjeçare dhe ka ende të paktën një mundësi në xhep, vetëm se në Sllovaki, përveç tij dhe Lobotkës, aktualisht nuk ka talent të mjaftueshëm për ëndrra të mëdha.

Për të kompletuar mbrojtjen, austriaku Alaba dhe skocezi Robertson, të cilët argëtohen shumë në Madrid dhe Liverpool, mes kampionatit dhe Champions League, por pak më pak me kombëtaret e tyre përkatëse, që nuk e kanë parë fazën finale që nga “Franca ’98”.

Ky formacion kompletohet në mesfushë me emra të spikatur. Një 4-4-2 imagjinativ dhe shumë i ekuilibruar, ku ka vend për italianët Barella dhe Verratti. Nuk mund të mos përfshihet edhe Salah, i cili në “Rusia 2018”, katër vite më parë me Egjiptin e tij shënoi dy gola në dy ndeshje.

Në shtëpinë e Haaland deri tani është babai, Alf-Inge, i cili mburret se ka marrë pjesë në një Kupë Bote, në “SHBA ’94”. Erling, përveçse shënoi 5 gola në 6 ndeshjet kualifikuese, nuk ia doli dot të shkonte në Katar. Një më shumë se Osimhen, i cili doli bosh në ‘play-off’ kundër Ganës. Ky ishte dështimi i parë i “Super Eagles” pas tri kualifikueseve radhazi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasani në hartën sportive të Europës, shpallet “Qyteti Europian i Sportit 2027”

22:39 / September 23, 2026

Tre ditë para sfidës me Bjellorusinë, Kombëtarja stërvitet pa dy futbollistë

20:56 / September 23, 2026

Mjekja hedh poshtë pretendimet e Granit Xhakës: E kam vaksinuar vetë

22:40 / September 22, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.